Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dalipi shkëlqen në fitore e Vaduzit ndaj Baselit

Lutfi Dalipi

Lutfi Dalipi ka shkëlqyer me fanellën e Vaduzit të dielën mbrëma.

Futbollisti shqiptar shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 3:0 ndaj Baselit.

Ndeshja Vaduz – Basel i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Zvicrës.

Dalipi fillimisht asistoi për golin e parë të realizuar në minutën e 26-të, ndërsa e shënoi golin për 3:0 në minutën e 68-të. 

Dalipi u zëvendësua në minutën e 90-të.

Për Dalipin është goli i tretë dhe asistimi i tetë në nëntë ndeshje.  Ndeshjen te Vaduzi e kompletuan Liridon Berisha dhe Denis Simani.

Xherdan Shaqiri kompletoi ndeshjen te Baseli.

Edhe Një gol e dy asistime nga Dalipi në fitoren e Vaduzit Futboll Një gol e dy asistime nga Dalipi në fitoren e Vaduzit

Vaduzi zë vendi ne dhjetë me nëntë pikë, derisa Baseli është i shtati me 13 pikë.

Betim Fazliji, Behar Neziri u aktivizuan në fitoren 1:0 të St. Gallenit ndaj Lausanne. Leon Frrokaj mbeti në stol.

Për Lausannen u paraqit deri në minutën e 59-të, Alban Ajdini.