Baseli nuk ka arritur të hënën të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Sioni, pasi ka luajtur pa gola.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 30-të në Superligën e Zvicrës. Baseli e dominoi takimin, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet.
Taulant Xhaka e kompletoi ndeshjen derisa u ndëshkua me karton të verdhë. Pajtim Kasami u inkuadrua në minutën e 83-të.
Baseli pas këtij barazimi mban pozitën e dytë me 53 pikë. 13 më pak se lideri Zuerchiu. Sioni është në vendin e shtatë me 34 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Llozana e mposhti 4:1 Luganon. Te Lugano gjatë tërë ndeshjes luajtën Amir Shaipi e Kreshnik Hajrizi.