Xherdan Shaqiri asistoi në minutën e katërt, ndërsa Rilind Nivokazi në minutën e 57-të. Dhe ndeshja mes Baselit dhe Sionit përfundoi 1:1.
Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Baseli pos Shaqirit luajti edhe Albian Ajeti, që u aktivizua në minutën e 60-të.
Kreshnik Hajrizi, Donat Rrudhani, Benjamin Kololli dhe Nivokazi startuan te Sioni.
Shaqiri këtë edicion ka gjashtë gola e nëntë asistime në 20 paraqitje kampionale. Nivokazi i ka tetë gola, ndërsa asistoi për herë të dytë.
Kampioni në fuqi, Baseli, është i katërti me 33 pikë. Sioni renditet i pesti me 31 pikë.