Roma dhe Arsenali kanë qenë në kontakt për kohë të gjatë në afatin kalimtar të verës për çështjen e Granit Xhakës.
Reprezentuesi i Zvicrës ishte i vendosur për një largim nga “Emirates Stadium”, për t’u transferuar te Roma në Itali, skuadër që udhëhiqet nga portugezi Jose Mourinho.
Në verë nuk u mundësua një gjë e tillë, pasi Roma nuk i plotësoi kërkesat financiare të kërkuara nga “revolveristët”.
29-vjeçari qëndroi në Londër dhe e vazhdoi kontratën e kaluar edhe për një vit tjetër. Xhaka ka kontratë me londinezët deri në vitin 2024.
Por, raportimet e fundit nga mediumet angleze e italiane thonë që ai dëshiron të punojë nën urdhrat e trajnerit Mourinho.
Qëkur Xhaka nënshkroi me Arsenalin në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach, ka luajtur në 233 ndeshje për Arsenalin.