Te Roma po shpresojnë ende se mund t’i sigurojnë shërbimet e Granit Xhakës gjatë kësaj vere.
“Corriere dello Sport” ka raportuar të premten se drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, ka nisur punën për ta bindur Arsenalin në lirimin e mesfushorit kosovar.
Është trajneri Jose Mourinho që me çdo kusht po e do Xhakën në ekip dhe ka kërkuar nga klubi që ta bëjë të pamundurën për ta transferuar para fillimit të sezonit 2022/23.
Roma e pati kërkuar Xhakën edhe verën e shkuar, por Arsenali refuzoi ofertën e klubit italian.
Xhaka 29-vjeçar ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ai është pjesë e klubit londinez prej vitit 2016 dhe sezonin e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 27 ndeshje në Premier League.