Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk është dorëzuar për transferimin e Granit Xhakës nga Arsenali. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të premten, se me kërkesën e Mourinhos, drejtuesit e Romës kanë vendosur ta rritin ofertën për Xhakën.
Mësohet se Roma do të ofrojë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Xhakës në fund të këtij edicioni, pasi trajneri Mourinho e sheh si përforcim të duhur për mesfushën e tij.
Në fakt, Xhaka ishte pranë kalimit te Roma para fillimit të këtij edicioni, por Arsenali refuzoi ofertën prej 15 milionë eurosh për mesfushorin 29-vjeçar. Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon në 17 ndeshje në të gjitha garat, e ka një asistim.