Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami kanë qenë titullar në humbjen që skuadra e tyre e pësoi nga Marseille francez.
Baseli në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Konferencës të enjten mbrëma në udhëtim te Marseille, u mposht me rezultatin 2:1.
Arkadiusz Milik i shënoi të dyja golat për francezët. Sulmuesi polak golin e parë e realizoi nga penalltia në minutën e 19-të, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 68-të.
Për skuadrën helvetike shënoi Sebastiano Esposito në minutën e 79-të.
Kasami e kompletoi ndeshjen te Baseli, ndërsa Xhaka u zëvendësua në minutën e 71-të. Albian Hajdari ishte në bankën rezervë te vizitorët.
Edhe
Shaqiri e Ajeti e nisin edicionin e ri me fitore
Ndeshja kthyese luhet në Zvicër pas një jave.
Në ndeshjet tjera që nisën në orën 21:00 në Ligën e Konferencës, Bodo/Glimt fitoi ndaj AZ Alkmaarit 2:1, Leicesteri mposhti Rennesin 2:0, ndërsa PSV-Copenhagen dhuroi tetë gola pasi u mbyll baras, 4:4.