Baseli është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës pasi fitoi në Francë ndaj Niceit me rezultatin 2:1 të enjten mbrëma.
Ndeshja e parë në Zvicër u mbyll 2:2. Por Baseli fitoi 2:1 pas vazhdimeve.
Vendësit në minutën e nëntë kaluan në epërsi nëpërmjet Gaetan Labordes.
Katër minuta para fundit, goli i Jean-Kevin Augustin dërgoi skuadrat në vazhdime kurse Kasim Adams në minutën e 98-të i dhuroi fitoren mysafirëve.
Në gjysmëfinale, Baseli do të luajë kundër Fiorentinës.
Taulant Xhaka luajti deri në minutën e 106-të, kurse Andi Zeqiri u zëvendësua në minutën e 83-të te Baseli.
West Ham Unitedi në gjysmëfinale do të luajë kundër AZ Alkmaarit pasi e eliminoi Gentin belg. Skuadra angleze fitoi 4:1.
Hugo Cuypers shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 26-të. Por më pas Michail Antonio, Lucas Paqueta nga penalltia, Declan Rice dhe Antonio sërish, shënuan për golat e fitores së thellë të anglezëve.
Edhe ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës luhen më 11 maj, kurse ato kthyese më 18 maj.