Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli barazon me Nicein, fitojnë Anderlechti e Fiorentina

Fitojnë Anderlechti e Fiorentina, Baseli barazon me Nicein

Të enjten mbrëma u zhvilluan edhe ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Dueli më interesant u zhvillua në Zvicër, ndërmjet Baselit dhe Niceit, që u mbyll baras, 2:2.

Zeki Amdouni shënoi dy gola për zviceranët, kurse Terem Moffi, realizoi dy herë për francezët.

Amdouni shënoi i pari në minutën e 26-të, kurse Moffi realizoi në minutën e 38-të dhe në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë për mysafirët.

Edhe Shaqiri e Ajeti e nisin edicionin e ri me fitore Futboll 7 o. më parë Shaqiri e Ajeti e nisin edicionin e ri me fitore

Amdouni vendosi rezultatin final në minutën e 71-të.

Kapiteni Taulant Xhaka e kompletoi ndeshjen për vendësit, kurse Zeqiri u zëvendësua në minutën e 67-të.

Genti dhe West Hami barazuan 1:1.

Danny Ings në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për epërsinë e anglezëve, kurse Hugo Cuypers barazoi për vendësit në minutën e 57-të.

Anderlechti fitoi 2:0 ndaj AZ Alkmaarit, me golat e Michael Murillos në minutën e 22-të dhe Majeed Ashimerus në minutën e 70-të.

Fiorentina është thuajse në gjysmëfinale të garës, pas fitores së madhe në udhëtim te Lech Poznani, 4:1.

Arthur Cabral në minutën e katërt shënoi për 0:1.

Për 1:1 realizoi Kristoffer Velde në minutën e 20-të.

Edhe Crystal Palace me fitore bindëse ndaj Fiorentinas Futboll 3 muaj më parë Crystal Palace me fitore bindëse ndaj Fiorentinas

Nicolas Gonzalez, Giacomo Bonaventura dhe Jonathan Ikone, u përkujdesën për fitoren e thellë, 4:1, me golat e minutës së 41-të, 58-të dhe 63-të.

Ndeshjet kthyese luhen pas një jave.