Baseli zviceran ka krijuar epërsi prej një goli në pjesën e parë, në duelin kundër Slovan Bratislavas, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës.
Zeki Amdouni në minutën e gjashtë dhe Andi Zeqiri në minutën e 40-të shënuan për gjigantin zviceran, Baselin, ndërsa për skuadrën sllovake, Slovan Bratislava, golin e vetëm e shënoi Jurij Medvedev, në minutën e 17-të.
Fiorentina po barazon me Sivassporin 0:0 pas pjesës së parë, ndërsa 1:1 është mbyllur pjesëloja e parë e duelit Gent – Bashakshehir.
Lech Poznani po fiton ndaj Djurgardenit 1:0.