Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri me gol të shënuar kualifikon Baselin tutje

Andi Zeqiri ka shënuar gol vendimtar për Baselin që siguroi kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës. Të enjten mbrëma, Baseli fitoi ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2:0 dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë kur kishte humbur 1:0 nga skuadra turke.

Zeki Amdouni shënoi për vendësit në minutën e 13-të fillimisht. Anastasios Bakasetas humbi penalltinë për skuadrën turke në minutën e 27-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë Zeqiri golin për 2:0 e shënoi në minutën e 76-të. Zeqiri luajti deri në minutën e 76-të, ndërsa Taulant Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të te skuadra zvicerane. Enis Bardhi te mysafirët u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, por nuk la gjurmë.

Në Ligën e Konferencës tutje kaloi edhe Fiorentina që mposhti Bragan 3:2, ndërsa Lech Poznani eliminoi Bodo/Glimtin pas fitores 1:0. Tutje shkoi edhe Anderlechti që në penallti e eliminoi më herët Ludogoretsin.