Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri i Kosovës shkëlqen në Turqi

Sulmuesi i Shpresave të Kosovës, Altin Zeqiri ka kontribuar me dy asistime në fitoren e Rizesporti në udhëtim ndaj Trabzonsporit me rezultatin 3:2.

Zeqiri asistoi për golin e dytë dhe të tretë. Goli i dytë u realizua në minutën e 43-të, kurse i treti në minutën e 66-të.

Zeqiri u paraqit për Rizesportin deri në minutën e 89-të.

Në golin e dytë të Trabzonit asistues ishte Enis Bardhi.

Për Rizesporin ishte fitorja e parë. Ka edhe një barazim dhe një humbje. Trabzonspori ka vetëm një fitore nga tre ndeshje të zhvilluara.