Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka, asistues në fitoren e madhe të Baselit

Baseli zviceran ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Konferencës.

Kontribut në fitoren 2:1 të Baselit në Itali dha edhe Taulant Xhaka që asistoi në golin e parë të mysafirëve.

Braziliani Arthur Cabral shënoi për vendësit në minutën e 25-të, kurse Xhaka asistoi në minutën e 71-të për Andy Dioufin. Zeki Amdouni në minutën e dytë të shtesës shënoi për rezultatin e mirë nga gjysmëfinalja e parë.

Dueli kthyes zhvillohet pas një jave në Zvicër. Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen, ndërsa nga minuta e 77-të, te Baseli u inkuadrua Andi Zeqiri.

Artikuj të ngjashëm