Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli mposhtet në ndeshjen e parë

Baseli i Taulant Xhakës dhe Tician Tushit, është mposhtur në duelin e parë të plejofit në Ligën e Konferencës.

Baseli të enjten në Sofje të Bullgarisë, u mposht nga CSKA-ja e Sofjes me rezultatin 1:0. Vendësit fituan falë autogolit të Sergio Lopezit në minutën e 70-të.

Xhaka dhe Tushi nuk luajtën te Baseli. Në bankën rezervë dhe pa minuta në fushë ishte edhe Justin Ferizaj me Shamrockun. Shamrocku u mposht nga Ferencvarosi në Hungari me rezultatin 4:0. Pa minuta në fushë në plejofin e Ligës së Evropës ishte edhe Patriot Sejdiu me Malmon. Malmo fitoi ndaj Sivassporit të Turqisë, 3:1.