Baseli ka fituar në udhëtim ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Konferencës.
Me fitoren e arritur ndaj Pyunik Yerevanit 2:1, Baseli ka siguruar si i dyti kalimin në fazën nokaut të Ligës së Konferencës.
Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri u inkuadruan te Baseli.
Xhaka në minutën e 73-të, ndërsa Zeqiri në minutën e 79-të.
Sloven Bratislava siguroi kalimin tutje si i pari, ndërsa Baseli si i dyti, ndonëse kishin pikë të njëjta, 11-të.