Xavi Hernandez vlerësohet se ka bërë punë të madhe te Barcelona, por skuadra e tij pësoi humbje të papritur të enjten mbrëma nga Eintracht Frankfurti, 3:2. Kështu Barça u ndal në çerekfinale të Ligës së Evropës.
“Kemi provuar me disa heroizma në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Nuk kemi luajtur në mënyrën më të mirë, në fakt nuk ishim mirë sonte. Lojtarët e Frankfurtit luajtën mirë në kundërsulme dhe ndonëse goli i dytë i tyre ishte i bukur, ai erdhi pas një gabimi të rëndë që e bëri skuadra jonë”, ka thënë Xavi Hernandez.
“Është zhgënjim i madh. Ne kemi shpresuar ta fitojmë këtë garë. Është koha që ta urojmë Frankfurtin, e ka merituar këtë. Ne kishim kontrollin e topit, por nuk krijuam raste cilësore që na duheshin”.