Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se skuadrës së tij i kushtuan rastet e humbura në ndeshjen ndaj Bayernit. Kampioni i Gjermanisë fitoi 2:0 të martën mbrëma në Munih.
“Kishim gjashtë apo shtatë raste të mira për gol, por i kemi humbur. Bayerni shfrytëzoi rastet që kishte. Kemi garuar, kemi luajtur shumë mirë dhe nëse do të realizonim do të ishte ndeshje krejt tjetër. Kjo është Liga e Kampionëve. Duhet të garosh dhe të mundohesh të shmangësh gabimet në markim pas kornerit, që i mundësoi Bayernit epërsinë 1:0”, ka thënë Xavi.
“Humbja është hap prapa, por ne jemi ende në grup. Kemi ardhur me dëshirë dhe me synim për të luajtur. Duhet të mësojmë prej gabimeve. Në përgjithësi kemi bërë lojë të mirë. Lojë mjaftueshëm të mirë prë të fituar, jo për të barazuar”, ka shtuar trajneri i Barçës.