Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mund ta mbyllë sezonin pa trofe

Barcelona duket se do ta mbyllë sezonin pa trofe, pasi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Eintracht Frankfurti, shkruan “AS”.

Skuadra e Xavi Hernandez u mposht pas një serie prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Klubi spanjoll ka mbetur prapa edhe në luftën për titullin e kampionit në La Liga.

Katalunasit janë në pozitën e dytë me 60 pikë, 12 më pak se Real Madridi që kryeson renditjen.

Barça gjithashtu është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve, Superkupa e Spanjës derisa është mposhtur edhe në Kupën e Mbretit nga Athletic Bilbao.