Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi e respekton skuadrën e Frankfurtit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, do të hyjë në ndeshjen e parë çerekfinale në udhëtim te Eintracht Frankfurti me respekt të madh.

Xavi me skuadrën e tij do të luajë kundër ekipit që drejtohet nga trajneri Oliver Glasner, që së fundmi ka arritur suksese të mëdha me klubin.

“Nuk ishim me fat në short”, ka thënë 42-vjeçari në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Do të jetë çerekfinale shumë e komplikuar. Është ndeshja e shekullit për ata. Ne duhet ta kemi të barabartë atë motivim”, theksoi Xavi.

Ikona e klubit, Xavi, i cili nuk është mposhtur në 13 ndeshjet e fundit me klubin nga Katalonja, ka theksuar se sistemi i lojës që e luajnë gjermanët është krejtësisht ndryshe nga ai spanjoll.

“Nuk jemi mësuar të luajmë kundër një sistemi të tillë të lojës. Ata janë shumë të organizuar dhe shumë të fuqishëm. Nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Xavi.

Artikuj të ngjashëm