Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se ekipi i tij nuk pati fat në shortin e Ligës së Evropës, pasi do të përballet me Manchester Unitedit. Megjithatë, përkundër shortit të vështirë, Xavi insistojë se Barcelona do të luftojë për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës.
“E kemi obligim ta fitojmë këtë trofe, të cilin nuk e kemi fituar asnjëherë edhe pse shorti ishte shumë i vështirë për ne. Është një sfidë, të cilën duhet të kalojmë. Për të fituar trofeun, duhet të përballesh me më të mirët dhe jemi të gatshëm për ndeshje të tilla”, është shprehur Xavi.
“Unitedi është një ekip i madh me lojtarë shumë të mirë. Nuk e ka vetëm Cristiano Ronaldon, por gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në këtë ekip. Është ekip që ka histori, por që duhet ta mposhtim”.
Barcelona i ka vazhduar garat në Ligën e Evropës pasi u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë rresht.