Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka kërkuar kohë që ta rikthejë skuadrën në konkurrente të fortë për të luftuar për trofe.
Trajneri i katalunasve beson se ekipi do të vazhdojë të përmirësohet edhe më shumë për të arritur te trofetë në edicionin e ri.
“Konsolidimi i modelit të lojës së humbur kërkon kohë. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona. U bënë pesë vjet që kur konkurronim mirë në Evropë. Projekti ynë ka nisur në nëntor, na duhet kohë. Ka pasur momente të mira, por është e qartë se ne duhet të përmirësohemi”, deklaroi Xavi.
Artikuj të ngjashëm