Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Willian merr oferta nga klubet evropiane

Sulmuesi anësor, Willian, mund të kthehet në futbollin evropian. Pas aventurës me Corinthiansin, braziliani mund ta vazhdojë karrierën në Evropë.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Arsenalit ka zbuluar skuadrat të cilat kanë shprehur interesim për të.

“Kam marrë një ofertë nga Olympique Lyon. Milani ishte gjithashtu i interesuar dhe menaxheri im ka biseduar edhe me trajnerin e Romës, Jose Mourinho”, deklaroi Willian.

33-vjeçari është pa skuadër pas ndërprerjes së bashkëpunimit me ekipin brazilian.

Artikuj të ngjashëm