Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Willian mbetet te Fulhami

Fulhami do ta ketë në ekip mesfushorin Willian edhe për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar “Daily Mail” të enjten. Bëhet e ditur se Willian tashmë ka arritur marrëveshje me Fulhamin për rinovimin e kontratës, gjë që do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji, braziliani do të jetë pjesë e Fulhamit edhe për edicionin e ardhshëm.

34-vjeçari po vlerësohet si lojtar i rëndësishëm për ekipin nga Londra pas paraqitjeve të mira që i pati edicionin e fundit.

Willian iu bashkua Fulhamit verën e shkuar, ndërsa në 27 ndeshje të luajtura në kampionat, ai shënoi 5 gola dhe bëri 6 asistime.