Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami siguron Willianin

Mesfushori Willian do të rikthehet në Premier League, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fulhamit, ka njoftuar “Daily Mirror” të hënën.

Mësohet se Willian është pajtuar me kushtet e ofruara nga Fulhami dhe pritet së shpejti të prezantohet tek ekipi i rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Willian me Fulhamin do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Ai te Fulhami do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka shpëkuptur kontratën me Corinthiansin.

Mesfushori 34-vjeçar ka përvojë në futbollin anglez pasi ka luajtur prej vitit 2013 deri në vitin 2021 te Chelsea, përkatësisht Arsenali.