Ish-ylli i skuadrës së Chelseat dhe Arsenalit, braziliani Willian, i është bashkuar Fulhamit me kontratë njëvjeçare.
34-vjeçari u transferua si futbollist i lirë nga skuadra braziliane, Corinthians, pasi i kishte skaduar kontrata në fund të sezonit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam shumë i lumtur që jam kthyer në Premier League. Fulhami është klub i veçantë, skuadër e cila dëshiron të përmirësohet, të luftojë për diçka të madhe. Kështu që jam i lumtur dhe mezi pres të fillojë aventurën e re”, ka thënë Willian.
Ai ka fituar dy tituj në Premier League për shtatë vjet sa ishte pjesë e Chelseat. Luajti në 339 ndeshje për klubin dhe realizoi 63 gola.
Për një sezon ishte pjesë e Arsenalit.
Artikuj të ngjashëm