Braziliani Willian ka thënë se nuk ishte i lumtur te Arsenali, ndërsa shpjegoi vendimin e tij për t’iu bashkuar Corinthiansit.
Arsenali e mori si lojtar të lirë në verën e vitit 2020 pas largimit nga Chelsea. Arsenali i dha kontratë trevjeçare, por futbollisti i Brazilit vendosi të shkëpus para kohe kontratën për t’iu bashkuar skuadrës nga vendlindja.
“Unë me të vërtetë kam menduar shumë vendimin tim së bashku me familjen dhe miqtë e ngushtë. Fatkeqësisht, koha ime në Arsenal nuk ishte e mirë. Unë nuk isha i lumtur”, ka thënë 33-vjeçari për televizionin e Corinthiansit.
Willian luajti 37 ndeshje për Arsenalin. Ai shënoi një gol, ndërsa asistoi shtatë herë.
Artikuj të ngjashëm