Georginio Wijnaldum me gjithë një sezon të vështirë te Paris Saint-Germaini dëshiron të mbetet tek ekipi francez.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se holandezi do të mbetet te parisienët dhe nuk do të largohet gjatë kësaj vere.
Wijnaldum nuk ka arritur të bindë trajnerin Maurcio Pochettino me paraqitjet e tij edicionin që lamë pas dhe ka pasur minutazhë të vogël.
Kjo ka bërë që të spekulohet për një largim nga PSG-ja.
Por, thuhet se lojtari është i vendosur të luftojë për një vend në formacionin titullar sezonin e ri dhe dëshiron të respektojë kontratën.
Artikuj të ngjashëm