Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, pritet të luajë për klubin francez edhe në edicionin tjetër.
Të kënaqur me qëndrimin e tij në skuadër janë shprehur drejtuesit e klubit parisien, ka shkruar “Sky Sports” të enjten.
Portieri italian ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026 dhe nuk pritet të largohet për momentin.
Ai është i lumtur në Paris.
Pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm, “Sky Sports” ka mësuar se ai mezi pret që të kthehet në skuadër për ta nisur fazën përgatitore me trajnerin e ri të skuadrës, Luis Enrique.
24-vjeçari në edicionin e kaluar pati 48 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm