Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi mbetet te PSG-ja

Sulmuesi Mauro Icardo është i vendosur të mbetet te Paris Saint-Germaini edhe për sezonin 2022/23, përcjellë “Foot Mercato” të premten.

Icardi tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave të tjera duke i bërë me dije Parisit se nuk dëshiron të largohet.

Ai ka thënë se është i lumtur tek ekipi francez dhe se do të luftojë për një vend titullari në edicionin e ri.

29-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024 dhe synimi i tij është ta respektojë atë deri në fund.

Ai iu bashkua PSG-së para tre vjetësh nga Interi dhe sezonin e fundit ka shënuar pesë gola në të gjitha garat për ekipin francez.

Artikuj të ngjashëm