Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi i bindur se do të jetë te PSG-ja edhe sezonin e ri

Mauro Icardi nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit përkundër spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij. Sulmuesi argjentinas ka bërë me dije se do të jetë pjesë e Parisit edhe për sezonin e ardhshëm, duke shtuar se ka kontratë me ekipin nga Ligue 1 deri në vitin 2024, ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

“Unë kam edhe dy vjet kontratë me Parisin dhe kam vendosur të qëndroj në klub të paktën edhe për sezonin e ri”, ka insistuar Icardi.

29-vjeçari sezonin e fundit shënoi vetëm pesë gola në të gjitha garat për Parisin. Ai iu bashkua PSG-së në vitin 2019 nga skuadra e Interit, kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria.

Artikuj të ngjashëm