Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum i pakënaqur te PSG-ja

Mesfushori i Holandës, Georginio Wijnaldum ka pranuar se nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te skuadra e Paris Saint-Germainit. Në fakt, ai ka thënë se është i frustruar me mungesën e minutazhës te ekipi francez, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni.

“Nuk mund të them se jam tërësisht i kënaqur. Nuk e kam dashur aspak një situatë të tillë duke pasur parasysh se vitet e fundit kam luajtur rregullisht. Tani, jam në një situatë krejtësisht tjetër dhe me të cilën duhet të mësohem. Është shumë vështirë”, ka thënë Wijnaldum.

Mesfushori 30-vjeçar u transferua te PSG-ja si lojtar i lirë pasi i skadoi kontratë me skuadrën e Liverpoolit. Ai këtë edicion ka vetëm 11 ndeshje me PSG-në në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm