Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kërkon Maguiren

West Ham Unitedi është i interesuar në shërbimet e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Harry Maguire. “Daily Mirror” shkruan të mërkurën se West Hami i ka kërkuar Manchester Unitedit huazimin e kapitenit deri në fund të këtij sezoni.

Maguire ka humbur vendin e titullarit këtë edicion tek Unitedi dhe West Hami i ka premtuar minutazhë të mjaftueshme për ta rikthyer formën e tij. Maguire është i gatshëm t’i bashkohet West Hamit, por drejtuesit e Manchester Unitedit ende nuk kanë marrë një vendim për këtë situatë.

29-vjeçari këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje në kampionat, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm