Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maguire, dëshirë e David Moyesit

Trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes, po planifikon ofertë të re për futbollistin e Manchester Unitedit, Harry Maguire.

31-vjeçari kishte refuzuar një ofertë të West Hamit në janar, ndërsa Moyes do të bëjë tjetër ofertë në verë për mbrojtësin e Anglisë.

Maguire me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi.

Mbrojtësi i qendrës ka luajtur 24 ndeshje me fanellën e Unitedit në edicionin aktual në të gjitha garat. Ka shënuar dy gola dhe ka po aq asistime.