Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Harry Maguire. “Calciomercato” raporton të martën se ekipi italian po e monitoron situatën e reprezentuesit të Anglisë tek Unitedi.
Maguire ditë më parë ka paralajmëruar largimin nga Unitedi në afatin kalimtar të janarit për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën këtë sezon.
Në total, 30-vjeçari ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai nuk bën pjesë në planet e Unitedit dhe Milani po dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, duke ofruar rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.
Krahas Milanit interesim për mbrojtësin që ka të fituar një titull kampioni të Anglisë me Leicester Cityn ka shprehur edhe West Ham Unitedi.