Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nxjerr në shitje Maguiren

Mbrojtësi Harry Maguire do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” shkruan të premten se drejtuesit e Unitedit kanë njoftuar Maguirren që nuk bën pjesë në planet e klubit dhe për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Maguire nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion dhe Unitedi për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro.

29-vjeçari është limituar në vetëm nëntë paraqitje këtë sezon, ndërsa është pjesë e Unitedit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Leicesteri.

Maguire ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm