Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Maguiren

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Harry Maguire ka njoftuar të martën “The Telegraph”.

30-vjeçari pritet të largohet nga Unitedi këtë verë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.

Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro. Maguire është kapiten i Unitedit, ndërsa edicionin e fundit ka humbur vendin e titullarit.

Ai ka regjistruar 31 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Unitedit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Leicester City.