Mbrojtësi Harry Maguire, përfundimisht do të largohet nga Manchester Unitedi por jo edhe nga kampionati i Anglisë. Ai do të jetë pjesë e West Hamit, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Unitedin për transferimin e tij. “Sky Sports” shkruan të mërkurën se ditëve në vijim, Maguire do të prezantohet te West Hami pasi është pajtuar të jetë pjesë e këtij ekipi. Ëest Hami do të paguajë rreth 40 milionë euro për 30-vjeçarin, që do të firmos kontratë trevjeçare me skuadrën nga Londra.
Maguire iu bashkua Unitedit në vitin 2019 nga Leicesteri për 90 milionë euro, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag dhe prej përfundimit të edicionit të shkuar ishte në listën e largimeve.
Artikuj të ngjashëm