Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për kapitenin e Manchester Unitedit, qendërmbrojtësin Harry Maguire. “The Sun” shkruan të mërkurën se Newcastle është gati të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Maguiret në fund të këtij sezoni.
Maguire është njëri prej lojtarëve më të kritikuar te Manchester Unitedi, ndërsa së fundi është vërshëllyer edhe nga tifozët që nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e tij. Mësohet se ai është i gatshëm të largohet nga “Old Traffordi” për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër në Angli.
29-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, në 35 paraqitje në të gjitha garat, Maguire ka shënuar dy gola.