Kapiteni Harry Maguire pritet të largohet nga Manchester Unitedi. ESPN ka shkruar se drejtuesit e Unitedit kanë marrë vendim për ta larguar Maguiren pas paraqitjeve të dobëta që i ka pasur këtë sezon.
Tek Unitedi e kanë parasysh se nuk do të marrin një ofertë të majme për Maguiren, por janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për të. 29-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Reprezentuesi i Anglisë këtë sezon në 35 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat ka edhe dy gola. Ai iu pati bashkuar Unitedit nga Leicesteri në vitin 2018 për 87 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm