Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami barazon me Lyonin

lyon, west ham, 7 prill

West Ham Unitedi ka barazuar me skuadrën e Lyonit 1:1 të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra angleze luajti në pjesën e dytë me një futbollist më pak në fushë.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, me karton direkt të kuq, u përjashtua mbrojtësi Aaron Cresswell.

Pavarësisht se ishte me një lojtar më pak në fushë, West Hami kaloi në epërsi në minutën e 52-të nëpërmjet sulmuesit Jarrod Bowen.

Vizitorët francezë barazuan rezultatin në minutën e 66-të me Tanguy Ndombelen.

Ndeshja kthyese do të luhet të enjten e ardhshme në Francë.