West Hami nuk mori më shumë se një pikë të dielën, duke luajtur baras 1:1 me Burnleyn.
Me këtë barazim “çekanët” kanë bërë një hap prapa në garën për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane edicionin e ardhshëm.
Wout Weghorst kaloi në epërsi Burnelyn në minutën e 33-të.
Mysafirët nuk arritën të konkretizonin penallti në fund të pjesës së parë.
Një pikë londinezëve në këtë përballje ia siguroi Tomas Soucek. Ai realizoi në minutën e 74-t për 1:1.
West Hami pas 33 ndeshjeve në Premier League zë vendin e shtatë me 52 pikë.
Burnley mbetet në pozitën e 18-të me 25 pikë.
Ndeshja e së dielës mbeti në hije të lëndimit të rëndë të futbollistit të Burnleyt, Ashley Westwood.
Artikuj të ngjashëm