West Ham United e ka lëshuar fitoren në fund të takimit ndaj Sheffield United. West Hami barazoi 2:2 në ndeshjen e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së 21-të të Premier Leagues së Anglisë.
Maxwel Cornet shënoi golin e parë për West Hamin në minutën e 28-të, ndërsa Sheffieldi barazoi një minutë pa përfunduar pjesa e parë. Ben Brereton Diaz shënoi golin e barazimit. James Ward-Prowse shënoi për 2:1 në minutën e 78-të, ndërsa barazimin ekipit të tij Sheffieldit ia siguroi Oliver McBurnie. Ai shënoi në minutë ne 13-të të kohës shtesë të fundit të takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyja skuadrat e përfunduan takimin me nga një lojtar më pak në fushë.