Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk di për fitore, mposhtet nga West Hami

Skuadra e Chelseat ende nuk e ka shijuar fitoren e parë këtë edicion në Premier League përkundër shpenzimeve të shumta që i ka bërë në përforcime gjatë kësaj vere. Pas barazimit javën e shkuar ndaj Liverpoolit në xhiron e parë, Chelsea u mposht në xhiron e dytë nga skuadra e West Ham Unitedi.

Në duelin e luajtur të dielën në “London Stadium” në kuadër të xhiros së dytë, West Hami triumfoi me rezultatin 3: 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me të filluar ndeshja, saktësisht në minutën e shtatë, vendasit kaluan në epërsi. James Ward-Prowse e kaloi West Hamin në epërsi, përpara se Chelsea ta barazojë rezultatin me anë të Camey Chukwuemeka. Deri në fund të pjesës së dytë, Chelsea ka mundur të shënoj edhe një gol, por Enzo Fernandez dështoi nga penalltia në minutën e 43-të.

Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, West Hami e riktheu epërsinë. Këtë herë, Ward-Prowse asistoi për Michail Antonion që mposhti portierin Robert Sanchez. Rezultatin përfundimtar të takimit, e vulosi mesfushori Lucas Paqueta, i cili shënoi nga penalltia në minutën e pestë të kohës shtesë – 3:1. Deri në fund të ndeshjes, West Hami mbeti me një futbollist më pak. Mbrojtësi Nayef Aguerd u përjashtua në minutën e 67-të pas kartonit të dytë të verdhë.