Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami fiton një pikë ndaj Aston Villas

West Ham Unitedi ka fituar një pikë ndaj Aston Villas dhe ka dalë nga zona e rrezikshme, falë goldallimit më të mirë. West Hami barazoi të dielën me Aston Villan 1:1, në kuadër të xhiros së 27-të të Premier Leagues.

Sulmuesi i Villas, Ollie Watkins, e zhbllokoi rezultatin pas 17-të minutash lojë, kur shënoi golin e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit.

Por ishte Said Benrahma në minutën e 26-të ai i cili i barazoi shifrat nga penalltia. West Ham Unitedi në vendin e 17-të ka 24 pikë. Nga 24 pikë kanë edhe Leicester City në vendin e 16-të, dhe Bournemouthi në vendin e 18-të. Aston Villa ka 35 pikë në vendin e 11-të.