Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa vazhdon garën për top-katërshe

Aston Villa ka marrë rezultat pozitiv në udhëtimin e vështirë te West Ham Unitedi.

West Hami dhe Aston Villa barazuan 1:1, në ndeshjen e xhiros së 29-të. 
Xhamajkani Michail Antonio shënoi për 1:0 në minutën e 29-të.

Antonios në minutën e 49-të iu anulua një gol për prekje të topit me dorë. 
Më pas, në minutën e 79-të, shifrat në 1:1 i barazoi Nicolo Zaniolo. 
Jarrod Bowen mendoi se e shënoi golin e fitores në minutën e 96-të, por u anulua më pas, pas rishikimit të situatës në VAR. 
Gjyqtarët panë prekje të topit me dorë. 
West Hami në kërkim të vendit që dërgon në garat evropiane ka 44 pikë. 
Aston Villa në pozitën e katërt ka 56 pikë.