Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa lëshon pikë me Sheffieldin

Aston Villa ka bërë hap të gabuar në luftën për titullin e Premier League.

Të premten, Aston Villa barazoi 1:1 me Sheffield Unitedin.

Drama e kësaj ndeshje ishte rezervuar krejt në fund.

Fillimisht, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 87-të me Cameron Archer.

Vendasit barazuan në minutën e tetë të kohës shtesë me Nicolo Zaniolon.

Edhe Aston Villa bën hap të gabuar në garën për Champions Futboll Aston Villa bën hap të gabuar në garën për Champions

Barazimi ngrit përkohësisht në vendin e dytë Aston Villën me 39 pikë, baras me vendin e parë që mbahet nga Arsenali dhe një më shumë se Liverpooli i vendit të tretë.

Sheffieldi është i parafundit me nëntë pikë.