Aston Villa ka regjistruar tjetër fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Unai Emery e ka shënuar fitoren e nëntë rresht në të gjitha garat, pas fitores 3:2 në udhëtim te West Ham Unitedi.
Mateus Fernandes dhe Jarrod Bowen shënuan për vendësit, ndërsa mysafirët fituan falë autogolit të Konstantinos Mavropanos, dhe dy shënimeve të Morgan Rogersit në pjesën e dytë.
Aston Villa forcohet edhe më shumë në vendin e tretë me 33 pikë, vetëm tri më pak se lideri Arsenali, dhe një më pak se Manchester City i vendit të dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWest Hami mbetet në pozitën e 18-të me vetëm 13 pikë. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 16-të të Premier Leagues.