West Ham Unitedi ka marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Manchester Unitedi në “Old Trafford”.
Unitedi dhe West Hami barazuan të enjten mbrëma 1:1 në ndeshjen e xhiros së 14-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Djajtë e kuq” ishin në epërsi prej minutës së 59-të kur shënoi Diogo Dalot.
Por, goli i francezit Soungoutou Magassa në minutën e 84-t, e vendosi sfidën.
Unitedi mbetet me 22 pikë në vendin e tetë. Nga 22 pikë kanë edhe Brightoni i shtati dhe Liverpooli i nënti.
West Hami ka 12 pikë në vendin e 18-të, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.