Tifozi më i njohur në botë aktualisht, Frank Ilett, ka mbetur pa u qethur pas barazimit të Manchester United me rezultat 1:1 të martën mbrëma ndaj West Hami, në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues së Anglisë.
Unitedi dështoi të shënonte fitoren e pestë rresht dhe kështu tifozit nga Oxfordi e që jeton në Spanjë, do t’i duhet një tjetër seri prej pesë fitoreve rresht në mënyrë që te realizoj premtimin e tij.
Ai kishte bërë premtim në tetor të vitit 2024 se do të qethej vetëm kur Unitedi të shënonte pesë fitore rresht. Por Unitedi nuk ia doli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e epërsisë për West Hamin e shënoi Tomas Soucek në minutë ne 50-të. Benjamin Sheshko barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 96-të.
Unitedit iu anulua edhe goli i Casemiros në minutën e 63-të për pozitë jashtë loje.
Unitedi zë vendin e katërt me 45 pikë, kurse West Hami zë vendin e 18-të me 24 pikë.