Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kalon tutje pas fitores 3:0

West Ham Unitedi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pasi të enjten mbrëma fitoi 3:0 në udhëtim te Lyoni në ndeshjen kthyese të çerekfinales.

Është hera e parë që prej vitit 1976 që skuadra angleze arrin në katër ekipet më të mira të një ngjarje të madhe evropiane për klube.

Craig Dawson shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 38-të. Për 2:0 u përkujdes mesfushori Declan Rice, një minutë para se skuadrat të shkonin në pushim.

Ndërkohë, rezultatin final të takimit e vulosu Jarrod Bowen, në minutën e 48-të. Me këtë fitore, West Hami e ndali edhe serinë e pesë disfatave të njëpasnjëshme si mysafir.